Derisa jemi afër Ditës së të Dashuruarve, shumë prej yjeve ndërkombëtare kanë filluar të pranojnë dhurata.
Cardi B është njëra prej tyre, e cila edhe në përditshmëri ‘llastohet’ me dhurata nga bashkëshorti i saj, Offset, shkruan Daily Mail.
Ajo tashmë është parë duke udhëtuar në një vend, ku rezidenca ku po qëndron ishte e mbushur me lule dhe balona.
Por, në rrjete sociale ajo nuk ka lënë pa ndarë opinion rreth kësaj dite, ndërsa mesazhi i saj ishte interesant.
Sipas reperes, meshkujt duhet të jenë ata që duhet të shpenzojnë më shumë për dhuratat ndaj të dashurave të tyre.
“Meshkujt meritojnë të kenë dhurata për Ditën e të Dashuruarve, por duhet të jetë më e lirë se ajo e vajzave. Kështu, nëse ai ju blen lule, ju bleni bari”, është shprehur ajo.
Artistja nuk la pa përmendur as mijëra dollarë që Offset kishte shpenzuar për të, kryesisht në aksesorë. /Telegrafi/