Telegrafi

Cardi B do të jetë prezantuese në American Music Awards 2021

Cardi B ka fituar pesë çmime në “American Music Awards” dhe ka performuar në disa prej evenimenteve gjatë karrierës shumëvjeçare: ajo tani do të jetë nikoqire në ceremoninë madhështore.

Reperja, që qëndron pas hiteve të tilla si “Bodak Yelloë” dhe “Money”, është përzgjedhur për të drejtuar shfaqjen që transmetohet nga Los Angeles në ABC më 21 nëntor.

“Ne jemi jashtëzakonisht të emocionuar që Cardi B do të sjellë energjinë e saj në American Music Awards për herë të parë në rolin e prezantueses”, tha producenti ekzekutiv, Jesse Collins.

Cardi B (Foto: Jordan Strauss/Invision/AP, File)

Cardi B performoi “I Like It” në AMAs në 2018 me J Balvin dhe Bad Bunny dhe gjithashtu bëri histori gjatë paraqitjes së saj të fundit duke u bërë ‘reperja e parë femër që fitoi dy herë për këngën e preferuar’.

Olivia Rodrigo është kandidatja kryesore këtë herë me shtatë nominime, duke përfshirë ‘artisten e vitit’ dhe ‘artisten e re të vitit’.

Cardi B (Foto: Francois Durand/Getty Images For Messika)

Swift, e cila mban rekordin për artisten më të vlerësuar në historinë e AMAs, po vazhdon akoma të jetë në fokus të evenimentit. Ajo është nominuar për tre çmime gjithsej, duke përfshirë albumin e preferuar pop për “evermore”.

Lexo po ashtu DJ Regard dhe Dua Lipa nominohen për çmime të rëndësishme edhe në American Music Awards 2021

Sivjet Dua Lipa është e vetmja artiste shqiptare e nominuar në “American Music Aëards” në tri kategori. Edhe Dardan Aliu (emri i vërtetë i Regard) është nominuar për çmimin “Artisti më i mirë i zhanrit dance/electronic”. /Telegrafi/

Cardi B (Foto: Getty Images)