Cardi B do të sjell shumë shpejt projektin e ri të saj.
“Money” titullohet projekti i ri i reperes që pritet të lansohet më 26 tetor.
Ajo e bëri këtë komunikim duke u përgjigjur në pyetjen e TMZ nëse do të bëjë diss ndaj Nicki Minaj.
Reperja ka postuar imazhe nga një bisedë e një punonjësi të TMZ dhe kampit të reperës.
“Cardi nuk ka këngë që po vjen për Nickin. Është një tregim i rrejshëm. Kënga e re e Cardit nuk është bashkëpunim dhe përmbajtja është për para. Burimet e juaja janë gënjeshtarë”, u shpreh anëtari i kampit të Nickit.
Cardi më parë ka pranuar se po punon në projekte të reja që nuk janë pjesë e albumit debutues, “Invasion of Privacy”.
Cardi B u tërhoq pak nga muzika pasi publikoi albumin debutues “Invasion of Privacy”. /Telegrafi/