Telegrafi

Cardi B si ‘perlë’ në “Grammy Awards”, u deshën pesë veta ta ndihmojnë me fustanin gjatë parakalimit në tapetin e kuq

Cardi B (Foto: Rich Fury/Getty Images/Guliver)

Ajo është një nga yjet më të mëdhenj të muzikës së momentit.

Pra, është e natyrshme që Cardi B mendoi një paraqitje më ekstravagente për “Grammy Awards”.

Dukja e Cardi B në “Grammy Awards 2019” (Foto: Neilson Barnard/Getty Images/Guliver)

Raperja 26-vjeçare u shoqërua nga bashkëshorti i saj, Offset, dhe katër ndihmës të tjerë në tapetin e kuq të eventit, që është mbajtur të dielën në “Staples Center” të Los Angelesit.

Reperja, emri i vërtetë i së cilës është Belcalis Marlenis Almánzar – dukej absolutisht mahnitëse në kamerderin e çuditshëm dhe perlat e veshjes të cilësisë së mirë, të dizajnuar nga stilisti francez, Thierry Mugler.

Reperes Cardi B iu deshën pesë persona për të mbajtur veshjen e saj në “Grammy Awards” (Foto: Rich Fury/Getty Images/Guliver)

Cardi kompletoi pamjen e saj me një qafore perlash dhe një kapele po ashtu të punuar me aksesorë.

Veshja e saj me flatra të hapura, i jepnin asaj pamjen e një perle, me çka duket të ketë qenë edhe koncepti i fustanit.

Cardi B dhe Offset në “Grammy Awards 2019” (Foto: Jon Kopaloff/Getty Images/Guliver)

Kjo është dalja e saj e parë publike me Offset, që pas ribashkimit të tyre, i cili ndodhi pak javë më parë. /Telegrafi/

Cardi B në “Grammy Awards 2019” (Foto: Jon Kopaloff/Getty Images/Guliver)

 

Cardi B në “Grammy Awards 2019” (Foto: Jon Kopaloff/Getty Images/Guliver)

 

Cardi B në “Grammy Awards 2019” (Foto: Jon Kopaloff/Getty Images/Guliver)

 

Cardi B në “Grammy Awards 2019” (Foto: Jon Kopaloff/Getty Images/Guliver)