Telegrafi

Cardi B shkëmben puthje me ish-bashkëshortin Offset, pasi i dhuroi veturë luksoze për ditëlindjen e 28-të

Cardi B dhe Offset (Foto: DailyMail)

Gjatë mbrëmjes së djeshme (e shtunë) Cardi B ka organizuar një festë për rastin e ditëlindjes së 28-të.

Por, ajo çka ka marrë vëmendjen e fansave është prezenca e ish-bashkëshortit, Offset, me të cilin reperja shkëmbente puthje, shkruan Daily Mail.

Këto pamje intime ishin shkrepur pasi dyshja kishin dalë jashtë lokalit, në të cilin ishin edhe Megan The Stallion dhe DJ SpinKing.

Krijuesja e hitit “I like it” pranoi edhe një dhuratë luksoze nga reperi, e cila ishte vetura e tipit “Rolls Royce”.

Pas pranimit të dhuratës, ajo filloi të vallëzojë afër Offset, ndërsa ky i fundit e shikonte ish-partneren me admirim.

Sidoqoftë kësaj, çifti i njohur më 16 shtator të këtij viti kanë nënshkruar procedurat e divorcit, ndërsa tani po flitet për një ribashkim. /Telegrafi/