Ajo është ndër rep-artistet me famë ndërkombëtare që arrin të thyej të gjitha tabutë.
Bëhet fjalë për Cardi B, e cila që në paraqitjen e parë me këngën “Bodak Yellow” arriti të grumbullojë miliona fansa anembanë botës, shkruan Daily Mail.
28-vjeçarja në rrjete sociale është duke u pëlqyer tej mase, sikurse edhe në një fotografi të fundit që ka shpërndarë.
Krijuesja e hitit “WAP” ëhtë parë duke pozuar para veturës së saj të tipit Rolls Royce, teksa vinte në pah edhe linjat e mrekullueshme trupore.
Kësaj radhe Cardi kishte vendosur që të vesh një fustan portokalli, që e kombinoi me një çantë me ngjyrë vjollcë.
Ndërsa hipi në veturë, reperja ndau edhe disa video me ndjekësit e saj, ku filmonte mbështetësit e Donald Trump.
Ajo shtoi se ndihej e frikësuar, pasi sheh në çdo anë persona që admirojnë Presidentin aktual të SHBA-së. /Telegrafi/