Telegrafi

Cardi B shijon darkë romantike me bashkëshortin Offset në Paris, pasi çifti u bën prindër përsëri

Cardi B shkëlqente me një veshje ngjyrë ari në imazhet e reja që ajo postoi në faqen e saj në Instagram të premten (2 tetor).

Ylli 28-vjeçar përfshiu fotografi të natës së saj në Paris me burrin e saj, reperin Offset pranë Kullës Eiffel në Paris, shkruan DailyMail.

Ajo dhe burri i saj njoftuan në fillim të muajit të kaluar se ata kanë mirëpritur një djalë, që është fëmija i dytë i çiftit.

Foto: Cardi B/Instagram

Ajo dhe Offset lëvizën nga vendi në vend atë mbrëmje, përfshirë restorantin e famshëm Girafe ku u shfaq fotografitë nga atje edhe në postimet e reperes.

Foto: Cardi B/Instagram

Në një pamje romantike ajo mund të shihet duke ndarë edhe momente intime me burrit e saj ndërsa Kulla Eifel shkëlqente pas tyre.

Foto: Cardi B/Instagram

Nata e tyre gjithashtu përfshinte një ndalesë në një festë të organizuar nga Carine Roitfeld, ish-kryeredaktorja e “Vogue Paris”, pasi aktualisht është Java e Modës në kryeqytetin francez.

Foto: Cardi B/Instagram

Cardi dhe Offset, të cilët janë martuar që nga viti 2017, kanë një vajzë trevjeçare të quajtur Kulture Kiari, si dhe djalin e tyre të porsalindur.

Edhe pse ajo njoftoi lindjen e djalit të saj më 6 shtator ajo ende nuk ka zbuluar se si e ka pagëzuar. /Telegrafi/

Foto: Cardi B/Instagram