Reperja e famshme botërore, Cardi B, ka sjellë klipin e këngës së saj më të re “Press”.
Si në çdo projekt tjetër, këngëtarja e popullarizuar edhe në videon e re shfaqet në skena mjaft provokuese.
Videon e nis duke u puthur me një femër, derisa një pjesë tjetër e videoklipit është kur shfaqet tërësisht e zhveshur.
Së fundmi, ajo ka zmadhuar të pasmet gjersa e ka quajtur këtë një proces mjaft të dhimbshëm. Këngëtarja e hitit “Bodak Yellow” është shprehur se dhimbja për të zmadhuar të pasmet është e ngjashme me atë të lindjes.
Theksojmë se Cardi B e ka provuar edhe ndjenjën e mëmësisë, pasi në korrik të vitit 2018 është bërë nënë për herë të parë e një vajze. /Telegrafi/