Cardi B., është një ndër artistet më të përfolura në botën e shoubizit ndërkombëtar.
Ajo vazhdon të jetë mjaft aktive në rrjetet sociale, ku herë pas here po sjell imazhe mjaft provokative.
Në fakt, bukuroshja është shfaqur për herë të parë lakuriq që nga 10 korriku, kur është bërë nënë e një vajze të quajtur Kulture Kiari Cephus.
Fotot, ku bukuroshja tregon trupin e saj plot me tatuazhe, është publikuar nga reperja amerikane, duke grumbulluar më shumë se dy milionë ‘like’.
“Unë bëjë atë çfarë dua, e bëj, e bëj”, ka shkruar ajo në llogarinë personale në Instagram.
Ajo nuk është e re në këto lloj fotosh në rrjetet sociale. Pikërisht për të njoftuar lindjen e Kultures, kishte publikoi dy foto nudo, me barkun në dukje pak para lindjes dhe me gjoksin e mbuluar me një krah.
Theksojmë se këngëtarja është e martuar tash e sa kohë me artistin Offset, i cili në realitet quhet Kiari Kendrell Cephus. /Telegrafi/