Telegrafi

Cardi B realizon tatuazh të ri në këmbë

Cardi B dhe Offset (Foto: Amy Sussman/Getty Images/Guliver)

Reperja e famshme amerikane, Cardi B, ka shtuar edhe një tatuazh të ri në trupin e saj.

Këngëtarja e hitit “Bodak Yellow”, 26 vjeçe, së fundmi e ka nderuar bashkëshortin e saj, Offset, me një tatuazh të ri të realizuar në këmbën e saj.

Në një postim në Instagram, Offset ka ndarë me ndjekësit momentin e ëmbël, ndërsa po bisedonte me bashkëshorten në “FaceTime”.

“Mezi po pres të kthehem në shtëpi”, ka shkruar ai krahas fotos, i cili duket të jetë i emocionuar për tatuazhin e bashkëshortes.

Nga ana tjetër, reperja ka publikuar një fotografi intime pranë Offsetit me përshkrimin “Faleminderit”.

Lexo po ashtu Offset flet hapur për situatën e tij me Cardi B

Përndryshe, 26-vjeçarja është martuar në fshehtësi me reperin e lartpërmendur në vitin 2017, ndërsa një kohë të gjatë lidhja e tyre ka qenë në krizë. /Telegrafi/