Reperja e famshme amerikane, Cardi B, ka shtuar edhe një tatuazh të ri në trupin e saj.
Këngëtarja e hitit “Bodak Yellow”, 26 vjeçe, së fundmi e ka nderuar bashkëshortin e saj, Offset, me një tatuazh të ri të realizuar në këmbën e saj.
Në një postim në Instagram, Offset ka ndarë me ndjekësit momentin e ëmbël, ndërsa po bisedonte me bashkëshorten në “FaceTime”.
“Mezi po pres të kthehem në shtëpi”, ka shkruar ai krahas fotos, i cili duket të jetë i emocionuar për tatuazhin e bashkëshortes.
Nga ana tjetër, reperja ka publikuar një fotografi intime pranë Offsetit me përshkrimin “Faleminderit”.
Përndryshe, 26-vjeçarja është martuar në fshehtësi me reperin e lartpërmendur në vitin 2017, ndërsa një kohë të gjatë lidhja e tyre ka qenë në krizë. /Telegrafi/