Telegrafi

Cardi B realizon ëndrrën e fëmijërisë, i dhuron nënës shtëpi luksoze

Cardi B. Foto: Rich Fury/Getty Images/Guliver

Cardi B është një prej repereve më të suksesshme në tregun ndërkombӕtar të muzikës.

Këngët e saj janë pëlqyer në masë të madhe nga publiku, dhe vetëm përbrenda këtij viti, artistja në fjalë ka arritur të marrë disa çmime.

Lexo po ashtu “Invasion of Privacy” nga Cardi B, albumi më i mirë i vitit

Së fundmi, ajo tha se ka realizuar ëndrrën e saj të fëmijërisë, e cila ka qenë blerja e një shtëpie luksoze për familjen e saj.

Cardi B (Foto: Joe Scarnici/Getty Images/Guliver)

Këtë gjë e bëri të ditur vet reperja përmes një videoje të publikuar në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqte disa ambiente nga shtëpia e re.

“Qëndroni kokëulur deri sa t’ia dilni. Ka qenë gjithmonë një ëndërr që t’i blija nënës time një shtëpi. Një vit më vonë kam pasur shumë etje për t’i blerë nënës time një shtëpi, por nuk kisha mundësi, punova shumë dhe tani jam këtu! Faleminderit të gjithëve që më keni përkrahur që të realizoja ëndrrat e fëmijërisë sime”, ka shkruar Cardi B në Instagram.

Suksesi më i madh i artistes këtë vit është publikimi i albumit të saj debutues, me titull ‘Invasion of Privacy’.

Ajo ishte mjaft e përfolur edhe në media, veçanërisht për përleshjet dhe raportet e acaruara me rivalen e saj, repren Nicki Minaj. /Telegrafi/

Cardi B (Foto: Joe Scarnici/Getty Images/Guliver )