Telegrafi

Cardi B pozon për ballinën e Vogue – flet për tradhtinë e bashkëshortit Offset

Revista e njohur Vogue është duke përjetuar një moment amësie gjatë kësaj kohe.

Në janar të vitit 2020, Vogue do të sjellë katër kopertina të ndara dhe në secilën prej tyre paraqitet një grua që është bërë nënë këto kohë apo është në pritje të fëmijës së parë.

Stella McCartney u fotografua me katër fëmijët e saj, Greta Gerwig ishte fotografuar duke përkëdhelur fëmijën e sapolindur dhe Ashley Graham u shfaq me barkun e rrumbullakosur, gjersa së shpejti pritet të bëhet nënë.

Cardi B pozon për Vogue me vajzën e saj Kulture (Foto: Vogue)

Të hënën u zbulua edhe finalja e katër kopertinave të xhiruara nga Annie Leibovitz, duke shfaqur Cardi B të veshur në një fustan të Michael Kors dhe duke mbajtur vajzën Culture në prehër.

Në rrëfimin shoqërues, Cardi flet për mëmësinë (nëse unë jam duke luajtur me vajzën time, unë harroj çështjet tjera) – por edhe që kanë të bëjnë me shtypin negativ, pajtimi i saj me partnerin Offset pasi ai e tradhtoi atë dhe si ta mirëmbante vrullin si një fituese e shumë çmimeve.

Cardi B pozon për Vogue me vajzën e saj Kulture (Foto: Vogue)

“Unë kam nevojë për një këngë të ngadaltë, një këngë personale. Dhe ato janë më të vështira për mua – Unë gjithmonë kam nevojë për ndihmë kur flasim për ndjenjat e mia”, ka thënë ajo në intervistë.

“Kur unë dhe burri im u futëm në çështjet tona – ju e dini, ai mashtroi dhe gjithçka dhe unë vendosa të qëndroj me të dhe të punojmë së bashku me të, shumë njerëz ishin aq të mërzitur me mua, shumë gra ndiheshin të zhgënjyera nga unë”, tha Cardi për Offset.

“Por kjo është jeta. Nëse e doni dikë dhe ndaloni së qeni me ta, dhe ju jeni në depresion dhe media sociale po ju thotë të mos flisni me atë person sepse ai mashtroi, nuk jeni vërtet i lumtur nga brenda”, vazhdon më tej 27-vjeçarja.

Cardi B dhe Offset

“Ai është aty për gjithçka, unë jam aty për gjithçka, kështu që kur mashtroni, po tradhtoni personin që ka pjesën më të madhe tënden. Pse do ta bëje atë? Ne kemi arritur në një mirëkuptim të qartë”, përfundon Cardi B. /Telegrafi/