Ajo e ka anuluar divorcin nga bashkëshorti i saj, Offset, muajin e kaluar.
Dhe Cardi B dukej më e lumtur se kurrë përkrah reperit derisa, ylli i “Bodak Yellow” u shfaq atraktive e veshur me një palë sytjena.
Krijuesja e hitit “WAP”, 26 vjeçare, e dëshmoi se është shumë e dashuruar me anëtarin e ‘Migos’, 28 vjeçar, teksa shkëmbyen puthje e përqafime me njëri-tjetrin.
Offset në anën tjetër u shfaq në një triko gri, teksa e gjithë vëmendja ishte te partnerja e tij.
“Ne kemi punuar tejet shumë sot”, ka qenë mbishkrimi i fotografisë.
Artistja amerikane më 15 tetor shkroi në Twitter duke thënë se të dy ishin përsëri së bashku. (Që atëherë ajo ka fshirë llogarinë e saj në Twitter.)
Cardi paraqiti kërkesë për divorc nga Offset në shtator, duke treguar se ata ishin ndarë.
Të njëjtit kanë edhe një vajzë së bashku të quajtur, Kulture. /Telegrafi/