Telegrafi

Cardi B paralajmëron këngën e re

Cardi B (Foto: Tasos Katopodis/Getty Images for Universal Pictures/Guliver)

Rep-artistja Cardi B ka dëshmuar se interpreton në mënyrë të veçantë këngët e saj në tregun ndërkombëtar.

“Press” titullohet projekti muzikor i fundit nga reperja, ndërsa deri më tani janë bërë afro një vit që ajo nuk ka sjellë diçka të re, shkruan Daily Mail.

Por, gjatë një bisede në rrjetin social Instagram, 27 vjeçarja ka konfirmuar se është rrugës për të lansuar këngën e saj të re.

“Kënga ime po vjen shumë, shumë shpejt, në rregull djema”, pranoi e emocionuar Cardi.

Ajo u shfaq me një veshje mjaft verore, teksa ngjyrën e flokëve e kishte përshtatur me veshjen dhe grimin e rëndë.

Albumi debutues i Cardi B, “Invasion Of Privacy”, fitoi çmimin Grammy në vitin 2019 për albumin më të mirë rep. /Telegrafi/