Telegrafi

Cardi B ofendon modelen Chrissy Teigen dhe fton për treshe Rihannën në këngën e re

Cardi B ka publikuar së fundmi albumin e saj më të ri të titulluar “Invasion of Privacy”.

Ndërkohë, pjesë e këtij albumi është edhe kënga “She bad”, e cila në tekstin e saj apostrofon dy figura të njohura.

Bëhet fjalë për Chrissy Teigen dhe këngëtaren Rihanna, të cilat ajo ui ka ofenduar publikisht në këtë këngë.

“Kam nevojë për Chrissy Teigen, e njohur si k**** /Tregoni Rihannës që kam nevojë për një treshe” repon Cardi B në këngë.

Cardi B (Foto: Getty Images)

Ndërkohë, Chrissy Teigen ka reaguar së fundmi për këtë këngë përmes një statusi në Twitter.

Ajo i është kundërpërgjigjur duke thënë se është shokuar nga ajo çfarë ka dëgjuar në këngë.

Chrissy Teigen (Foto: Getty Images)

Si kundër, këngëtarja tjetër Rihanna as që e ka marrë mundimin të reagojë lidhur më këtë situatë, pro ka preferuar të qëndrojë në heshtje. /Telegrafi/

Rihanna (Foto: Getty Images)