Site icon Telegrafi

Cardi B nuk do të akuzohet për incidentin me mikrofon gjatë koncertit në Las Vegas

Cardi B

Cardi B nuk do të përballet me akuza për incidentin në koncert, e cila e gjuajti me mikrofon një fanse për shkak se i hodhi pije gjatë performancës.

“Këtë pasdite u njoftuam nga Departamenti i Policisë Metropolitane të Las Vegas, se si rezultat i hetimit të tyre, nuk do të ketë asnjë akuzë ndaj Cardi B”, thanë avokatët e reperes së “Bodak Yellow”, Drew Findling, David Chesnoff dhe Richard Schonfeld.

“Në emër të Cardit, ne vlerësojmë zgjidhjen e zellshme dhe të shpejtë të Departamentit të Policisë Metropolitane të Las Vegasit për këtë çështje”.

Foto: TikTok

Hetimi vjen gati një javë pasi 30 vjeçaren e gjuajtën me një pije gjatë performancës së saj në Las Vegas.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Cardi B

Pas një momenti tronditjeje, fituesja e ‘Grammy’ hodhi mikrofonin drejt fanses, sipas një video virale të shpërndarë të dielën në TikTok.

Foto: TikTok

Më pas ka ndërhyrë sigurimi dhe e ka shoqëruar gruan jashtë ngjarjes.

Menjëherë pas incidentit, Cardi – e lindur Belcalis Marlenis Almanzar – u rendit si e dyshuar për sulm.

Foto: TikTok

Të shumta kanë qenë rastet në kohët e fundit që fansat kanë gjuajtur me gjësende të ndryshme në drejtim të artistëve duke performuar në skenë. /Telegrafi/

Exit mobile version