Telegrafi

Cardi B nuk duket aspak mirë pa makijazh, fshin videon nga Instagrami pak minuta pasi e publikoi

Cardi B (Foto: Tommaso Boddi/Getty Images/Guliver)

Cardi B vazhdon të mbetet një prej repereve më të dëgjuara dhe të komentuara në botë.

Së fundmi, ajo vendosi tu japë mundësinë fansave për një lidhje direkte me ta në rrjetin social Instagram, në të cilin është e ndjekur nga mbi 42 milionë ndjekës.

Në videon e drejtpërdrejt, Cardi B ka biseduar me fansat teksa u ka reaguar disa prej tyre për mënyrën se si ajo flet.

Në kushte shtëpie he pa makijazh, reperja është dukur krejt ndryshe nga paraqitjet e saj të përditshme, dhe për këtë ka marrë kritika.

Pas vetëm disa minutash, ajo ka hequr videon nga Instagram, si rezultat i komenteve të shumta, që e cilësuan si “të tmerrshme” dukjen e saj. /Telegrafi/