Dizajneri kosovar, Valdrin Sahiti, duket se ka tejkaluar kufijtë e prezantimit të kreacioneve të tij.
Kjo pasi së fundmi, ai ka arritur që të dizajnojë një fustan për një prej repereve me famë botërore më të pëlqyer të momentit.
Bëhet fjalë për një fustan të zi me dekolte paksa të hapur, të cilin Cardi B e ka veshur në një spot publicitar për “Palms”, të quajtur “Unstatus Quo”.
Pjesë e kësaj kampanje janë edhe emra të njohur si: Rita Ora, Adriana Lima dhe Ozuna.
Stilisti Sahiti në faqen e tij zyrtare në Instagram ka shfaqur reklamën e reperes së famshme, si dhe kreacionin që ndodhej në atelien e tij para se t’i dërgohej asaj.
Njohja mes tyre nisi nga një ndjekje në rrjetin social Instagram, gjë për të cilën Valdrin Sahititi u prononcua në emisionin “Xing me Ermalin”.
Kjo nuk është hera e parë që stilistët kosovarë arrijnë suksese të tilla, pasi të famshmit botërorë duket se po e hasin dita-ditës talentin e dizajnerëve vendorë. /Telegrafi/