Dy javë para lansimit të projektit të saj të ri, Cardi B ka konfirmuar titullin dhe kopertinën e albumit të ri të saj të shumëpritur, Invasion of Privacy.
Reperja nga Bronxi ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të zbuluar veprën vibrante artistike.
My album “INVASION OF PRIVACY” will be out APRIL 6!👌🏽👌🏽Thanks for the love❤️ pic.twitter.com/RVfqWHA7sX
— Cardi B (@iamcardib) March 27, 2018
Ajo shfaqet nën vëzhgimin e një kamere të sigurisë me një veshje mjaft interesante.
“Albumi im Invasion Privacy do të lansohet më 6 prill. Faleminderit për dashurinë”, ka shkruar Cardi në rrjetin social Twitter.
Cardi zbuloi datën e projektit muaj më parë gjatë një paraqitje të saj në iHeartRadio Music Awards.
Cardi besohet se është shtatzënë, por kjo nuk e ka ndaluar atë nga puna për muzikë.
Ajo pritet që të performojë në Saturday Night Live një ditë pasi të lansojë albumin e saj dhe po ashtu do të bëjë edhe debutimin e saj duke performuar në Coachella.
Cardi pritet të mbështesë Bruno Marsin në turneun e tij në shtator. /Telegrafi/