Telegrafi

Cardi B: Kam droguar meshkuj dhe u kam vjedhur para kur bëja striptizëm

Cardi B (Foto: Tommaso Boddi/Getty Images/Guliver)

Reperja e njohur Cardi B sot është një prej emrave më eminentë në tregun e muzikës ndërkombëtare.

Mirëpo fillimet e saj nuk ishin edhe aq të lehta, kjo për faktin se dikur bënte një punë krejt ndryshe nga ajo që bënë sot.

Në një lidhje direkte të bërë me fansat e saj në rrjetin social Instagram, Cardi B ka shokuar me deklaratën e fundit, duke treguar për të kaluarën kur punonte në striptiz.

Cardi B (Foto: Jon Kopaloff/Getty Images/Guliver)

Ndër të tjerash, reperja amerikane thotë se ka droguar meshkuj gjatë asaj kohe dhe u ka vjedhur para atyre fshehurazi.

Lexo po ashtu Valdrin Sahiti: Cardi B kërkoi numrin tim, më shkruajti në "WhatsApp"

Në vazhdimësi, Cardi B këmbëngul se jeta i ka sjell shumë sfida, dhe se asgjë për të nuk ka qenë falas, por ka këmbëngulur për t’i fituar paratë.

Fama e saj u rrit veçanërisht viteve të fundit me publikimin e albumit, si dhe shumë hiteve tjera që kryesuan top listat internacionale. /Telegrafi/