Cardi B nuk kishte fat kur po performonte në një koncert në festivalin e Bonnaros.
Këngëtarja gjatë performancës para publikut, në një moment iu grisën veshjet teksa po bënte “twerk” për të kënaqur publikun.
Në vend që të bënte sikur asgjë nuk kishte ndodhur, ajo i tha fansave “Veshja ime u gris”.
Pas deklaratës, ajo doli nga skena dhe u kthye brenda disa minutash me një robdeshampër.
“Ne duhet të vazhdojmë. Ne duhet të jemi seksi. Nuk e di si do ia bëjmë me këtë veshje, por do ia dalim”, tha Cardi dhe performoi për 45 minuta disa nga hitet e saj.
Ndryshe, tashmë dihet se reperja ka bërë ndërhyrje kirurgjikale për të pasmet e saj, të cilat janë bombastike. /Telegrafi/
https://twitter.com/jenoradio/status/1140431577543057409