Telegrafi

Cardi B fshin profilin në Twitter, pasi e akuzuan për rikthimin me Offset: 15 vjeçarët nuk mund të më tregojnë se çfarë të bëj

Cardi B dhe Offset (Foto: Mirror)

Rep-artistja Cardi B duket se ka hequr dorë nga rrjeti social Twitter, pas aludimeve se u bashkua me Offset.

Ajo gjatë muajit shtator kishte nënshkruar letrat për divorc, kurse para disa ditësh  u pa duke shkëmbyer puthje me ish-bashkëshortin, shkruan Mirror.

Ndërkaq, në një paraqitje në Instagram, reperja ka sqaruar veprimin e tillë, pasi thoshte se përdoruesit e rrjeteve sociale nuk mund t’i tregojnë asaj çfarë të bëjë.

“Një grup i 15-vjeçarëve më tregojnë mua se si të jetoj, sikur të isha Ariana Grande ose të vija nga Disney”, është shprehur ajo.

Cardi më tutje shtoi: “Unë nuk e publikova letrën e divorcit, një nëpunës i gjykatës e bëri, për këtë janë duke qarkulluar fjalë gjithandej”.

(Foto: Mirror)

Ajo pati rastin të falënderojë disa nga fansat e saj, por jo edhe ata që ndonëse pretendojnë ‘se kanë fjetur me të’.

Ndrysge, Cardi dhe Offset u martuan në vitin 2017, ndërsa nga ajo lidhej kanë vajzën dyvjeçare, Kulture. /Telegrafi/