Telegrafi

Cardi B flet për planet e saj për familje më të madhe

Cardi B (Foto: Coppola/Getty Images for Fanatics/Guliver)

Cardi B dëshiron të ketë më shumë fëmijë, mirëpo tash për tash dëshiron të presë para se të lindë një foshnje tjetër.

26-vjeçarja u bë nënë para gjashtë muajsh duke sjellë në jetë vajzën e saj, Kulture, nga lidhja me reperin Offset.

Cardi B (Foto: Tasos Katopodis/Getty Images for Fanatics/Guliver)

Mirëpo, në dhjetorin e kaluar, reperja njoftoi se është ndarë me partnerin e saj, i cili në disa raste ka kërkuar që të ribashkohet me të.

Së fundmi gjërat janë përmirësuar dhe po flitet se dy këngëtarët mund të pajtohen dhe të bëhen sërish bashkë.

Lexo po ashtu Lajmet për Cardi B

Në një intervistë për revistën People, Cardi B ka folur për planet e saja për një familje më të madhe.

“Dua një fëmijë të dytë, por fillimisht kam shumë gjëra për të bërë… Nuk është lehtë të lindësh fëmijë, prandaj dëshiron të mësosh gjithnjë e më shumë për këtë proces dhe duhet të presësh derisa të rritet paksa”, ka thënë ajo.

Offset dhe Cardi B (Foto: Rich Fury/Getty Images for iHeartMedia/Guliver)

“Tash për tash, një foshnje kërkon vëmendje 24/7, prandaj imagjinoni dy (fëmijë)? Prandaj, kur njerëzit kanë binjakë, sinqerisht, nuk e di si ia dalin. Është shumë vështirë!”, ka shtuar këngëtarja.

Cardi e ka vajzën nga lidhja e saj me Offset, me të cilin ishte martuar në fshehtësi në vitin 2017. Ata u ndanë në fund të vitit të kaluar, por aktualisht janë duke u munduar që ta rindërtojnë martesën e tyre. /Telegrafi/