Telegrafi

Cardi B feston përvjetorin e dytë të martesës me Offset: Vazhdojmë të mësojmë dhe të rritemi

Cardi B po feston dy vjet martesë me burrin e saj, Offset.

Cardi, 26 vjeçe, ndau një fotografi të ëmbël me Kiari Kendrell Cephus, 27 vjeç, në Instagram, duke shkruar, “9/20/17, gëzuar përvjetorin e martesës burri im”.

“Vazhdojmë të mësojmë dhe të rritemi”, vazhdoi ajo. “Kjo është martesa”.

Ajo shkruajti mesazhin e përzemërt përkrah një fotografie, ku dyshja ishin përkëdhelur së bashku, të cilët po ashtu dukeshin mjaft të lumtur.

Çifti, që filluan romancën e tyre që nga viti 2017, ndajnë vajzën njëvjeçare të quajtur, Kulture, e cila lindi më 10 korrik të vitit 2018.

Cardi dhe Offset tashmë po kalojnë kohë të mira, pasi martesa e tyre u zbeh dhe pati mjaft probleme gjatë vitit të kaluar.

Cardi B dhe Offest (Foto: CHELSEA LAUREN/REX/SHUTTERSTOCK)

Më 5 dhjetor, Cardi njoftoi fansat në Instagram se ajo dhe Offset ishin ndarë pas thashethemeve për pabesinë e tij. “Kemi shumë dashuri për njëri-tjetrin, por gjërat thjesht nuk kanë punuar mes nesh për një kohë të gjatë”.

Offset u lut që gruaja e tij të kthehej, duke i kërkuar falje përmes një postimi në Instagram, një javë pasi Cardi njoftoi ndarjen e tyre.

“Kam vetëm një dëshirë për ditëlindje dhe kjo ta rikthejë gruan time Cardi”, filloi ai. “Ne po kalojmë shumë gjëra tani. Dua të kërkoj falje nga ju Cardi. Ju turpërova”.

Cardi B dhe Offset (Foto: Instagram)

Dyshja e bënë ribashkimin e tyre zyrtar në Grammys 2019, teksa vazhduan të shfaqen përkrah njëri-tjetrit në çdo eveniment tjetër. /Telegrafi/