Ajo është ndër rep-artistet me famë ndërkombëtare, që për një kohë të shkurtër ka debutuar në industrinë muzikore.
Bëhet fjalë për Cardi B, e cila për një periudhë kohore ka arritur të grumbullojë mijëra fansa, të cilët e përkrahin vazhdimisht.
Dita e sotme (e diel) duket të jetë mjaft e veçantë për të, pasi edhe feston datëlindjen e saj të 28-të.
Në disa postime në rrjetin social Instagram, ajo ka shpërndarë urimet nga fansat, përfshirë edhe figura të njohur publike.
Por, ajo çka mori vëmendje është një video në të cilën shihej një ‘billboard’, të cilin e ka realizuar Offset, në të cilën uronte ditëlindjen e reperes në emër të vajzës.
“Faleminderit zotëri”, ka shkruar reperja në përshkrimin e imazhit.
Një numër i konsiderueshëm i fansave kanë reaguar ndaj këtij postimi, duke i thënë asaj të mos e ketë ndërmend të rikthehet me ish-bashkëshortin. /Telegrafi/