Site icon Telegrafi

Cardi B e tregon hapur se çfarë bën para marrëdhënieve intime

Cardi B (Foto: Tommaso Boddi/Getty Images/Guliver)

Ajo është një prej femrave më të famshme në hip hop-in internacional.

Cardi B shpesh është e përfolur në media për të arriturat në karrierën e saj, por edhe të rejat në jetën e saj.

Së fundmi, reperja ka rrëmbyer vëmendjen e fansave me një postim të bërë në rrjetin social Instagram.

Cardi B (Foto: Theo Wargo/Getty Images/Guliver)

Bëhet fjalë për një shkrim, përmes së cilit ajo ka treguar se çfarë bën para se të kryejë marrëdhënie seksuale.

“Para seksit, shkoj në tualet, bëj si gangstere dhe dal (si person normal dmth)”, ka shkruar Cardi B në Instagram.

Ndërkohë, të shumta kanë qenë komentet nga ana e fansave, të cilët kanë qeshur me këtë postim të reperes.

Cardi B përndryshe është nënë e një vajze, dhe përveçse një yll i hip hop-it është mjaft e përkushtuar edhe në rritjen e vajzës. /Telegrafi/

Cardi B (Foto: Rich Fury/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version