Ditë më parë, të gjithë ishim dëshmitarë të një përleshjeje fizike që ndodhi mes dy repereve me famë botërore: Cardi B dhe Nicki Minaj.
Konfliktet virtuale mes tyre shpërthyen në një konflikt fizik, e që mesa duket nuk ishte i pari për rasp-artisten Cardi B.
Kjo e fundit, njihet për karakterin gjak-nxehtë dhe për veprimet kontroverse që bën.
Ajo gjatë përleshjes me Nickin, përveç grushteve, e kishte gjuajtur më pas atë edhe me këpucë.
Një veprim të njëjtë, Cardi B e kishte bërë edhe në të kaluarën e saj, me ish-të dashurën e producentit të saj, Asia Cole, në një emision.
Gjithçka kishte ndodhur në një transmetim direkt, kur Cardi nuk kishte hezituar të hiqet këpucën e saj dhe t’ia drejtonte rivales duke e gjuajtur në drejtim të saj.
Arsyeja që kishte çuar Cardin deri në këtë reagim ishte akuza e Asias, që thoshte se Cardi kishte kryer marrëdhënie me të dashurin e saj.
Mesa duket, fama rap-artistes Cardi B duket se po merr jehonë të keqe me veprimet e pahijshme të cilat ajo i bën. /Telegrafi/