Telegrafi

Cardi B duket joshëse në fustanin e shkurtër teksa shkon në ndejën e “Playboy”, pasi u emërua drejtoreshë kreative e revistës

Ajo së fundmi zbuloi se ishte emëruar drejtoreshë kreative e “Playboy”

Dhe Cardi B festoi pozicionin e saj të ri të premten në mbrëmje (3 dhjetor), ndërsa mbërriti në festën e Playboy x Big Bunny në Miami, si pjesë e Art Basel.

Reperja 29-vjeçare ngriti temperaturat në veshjen atraktive,  teksa mbërriti në festën në restorantin dhe klubin “Casa Tua” me një fustan të shkurtër “Prada” që tregonte dekoltenë e saj dhe i linte pak vend për imagjinatë.

Foto: MEGA

Veshja e Cardit ekspozoi linjat e saj dhe theksoi figurën joshëse të reperes, shkruan DailyMail.

Fustani i bardhë mbulohej nga një shtresë e dytë e zbukuruar me katrorë argjendi që e bënin atë të shkëlqente në dritë.

Foto: MEGA

Reperja e “WAP” nxori në pah këmbët e saj falë modelit të shkurtër të fustanit, i cili mezi arrinte deri te kofshët e saj.

Ajo kombinoi atë me taka argjendi dhe aksesor me një gjerdan masiv me xhevahire kubane me një lepur të madh “Playboy” të veshur me diamant dhe një lepur të vogël anash.

Foto: MEGA

Cardi dukej magjepsëse me byzylykë të shumtë të mbuluar me diamant dhe një orë dore të madhe luksoze argjendi.

Ndërsa, flokët e saj të shndritshme i la të ndarë në mes dhe të hedhura poshtë shpatullave në kaçurrela.

Foto: MEGA

Krijuesja e hiteve mbante me vete një libër Playboy me buzë të mëdha të kuqe në kopertinë.

Përveç të qenit drejtoresha krijuese e revistës ikonike nudo, Cardi do të jetë gjithashtu një anëtare themeluese e platformës së drejtuar nga krijuesit e “Playboy” të quajtur Centerfold. /Telegrafi/