Site icon Telegrafi

Cardi B dhuron performancë të zjarrtë me bashkëshortin në hapjen e ‘BET Awards 2019’

Cardi B në BET Awards 2019 (Foto: Kevin Winter/Getty ImagesGuliver)

Ylli botëror, Cardi B, di gjithnjë si të rrëmbejë vëmendje. Reperja 26 vjeçare, dhuroi një performancë të zjarrtë në ‘BET Awards 2019’ me bashkëshortin e saj, Offset të dielën mbrëma.

Ajo këndoi këngën e saj më të re, “Press”, derisa bëri disa lëvizje mjaft të ‘nxehta’ në prehrin e reperit Offset. Ky i fundit u shfaq i veshur në të zeza, kurse Cardi B ishte veshur me një kostum të gjelbër mjaft provokues.

https://twitter.com/jared_coalmon93/status/1142947195798413312

Cardi B në BET rrëmbeu dy çmime, për albumin e vitit “Invasion of Privacy” dhe si artistja më e mirë femër e zhanrit hip-hop.

Reperja po ashtu në gusht të vitit të kaluar është bërë nënë e një vajze të cilën e ka pagëzuar me emrin, Kulture.

E njëjta vajzën e ka nga lidhja e saj me Offset, me të cilin ishte martuar në fshehtësi në vitin 2017, ndërsa një kohë të gjatë lidhja e tyre ka qenë në krizë. /Telegrafi/

Cardi B dhe Offset (Paras Griffin/VMN19/Getty Images for BET)

 

Exit mobile version