Telegrafi

Cardi B dhe Travis Scott i bashkohen Maroon 5 për performancën e Super Bowl

Maroon 5 do të kenë disa mysafirë të veçantë në performancën e tyre për Super Bowl 2019.

Teksa ende nuk ka konfirmim për emra, Cardi B dhe Travis Scott janë në listën e favoritëve për të performuar krahas grupit të njohur.

Cardi po ashtu tashmë ka bashkëpunuar me Maroon 5 për kënëgn “Girls Like You”, teksa tashmë kjo këngë është në vendin e dytë në Billboard Hot 100.

Një zëdhënës i NFL as nuk e ka mohuar as nuk e ka pohuar këtë informacion.

“Është traditë e Super Boël që të spekulohet për festën e pushimit të pjesës së parë. Ne po vazhdojmë që të punojmë me Pepsin”, deklaroi zëdhënësi i NFL.

Gjatë një interviste në vitin 2015 me Howard Stern, Levine zbuloi se do të ishte ëndërr që ai dhe grupi Maroon 5 të performonin në këtë ngjarje.

Maroon 5 performojnë pasi viteve të fundit kënduan edhe Justin Timberlake, Beyonce, Lady Gaga, Katy Perry dhe Bruno Mars. /Telegrafi/