Telegrafi

Cardi B dhe Offset bëjnë tatuazh në dorë datën e martesës së tyre

Cardi B dhe Offset janë një çift i përkushtuar ndaj njëri-tjetrit.

Sipas TMZ, reperët shkuan së bashku në një sallon tatuazhesh në dhjetor për një episod të “Cardi Tries”, dhe 29-vjeçarja e “WAP” tentoi që të i bënte një tatuazh bashkëshortit të saj.

Ndërsa ajo kishte për qëllim t’i bënte Offset një tatuazh të datës së martesës së tyre – 20 shtator 2017 – 30-vjeçar thuhet se ka bërë të njëjtin dizajn edhe për gruan e tij.

Foto: Getty Images

Çifti zgjodhi të vendoste tatuazhet e tij dhe të saj mbi gishtin e madh, në mënyrë që kur të mbahen për dore, numrat vihen në pah.

Nuk është hera e parë që dyshja muzikore tregojnë dashurinë për artin e trupit.

Cardi ka emrin e Offset në pjesën e pasme të kofshës së saj dhe së fundmi tha se po mendonte të bënte tatuazh emrin e djalit të tyre të porsalindur në nofullën e saj.

Derisa fansat shprehën shqetësimin e tyre për yllin që për të mbushur fytyrën me një tatuazh, Offset tashmë ka të shkruar emrin e vajzës 4-vjeçare të çiftit, Kulture, në mjekrën e tij.

Episodi i ri i “Cardi Tries” del nesër (12 shkurt) në orën 12:00 sipas kohës lokale në Amerikë, pikërisht në kohë për ditën e Shën Valentinit. /Telegrafi/