Telegrafi

Cardi B dhe Offset i bëjnë dhuratë vajzës një çantë ‘Birkin’ që kushton mbi 15 mijë euro

Cardi B dhe Offset qartazi kanë dashuri të madhe për vajzën e tyre pesëvjeçare, Kulture.

Aq shumë sa për ditëlindjen e saj të pestë, çifti i famshëm i dhuruan edhe një çantë dore.

Por nuk është vetëm një çantë dore, pasi në inspektim të mëtejshëm kjo zbulohet se është e markës Birkin që ka vlerën e mbi 15 mijë eurove.

Përveçse u mbulua me dhurata, princesha e 30 vjeçares u argëtua në një ambient të veçantë rozë me ngjyrë vjollcë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Cardi B

Në postimin në Instagram, Cardi e lindur si Belcalis Marlenis Almanzar – ndau disa foto të Kulture në piano në të cilat shtoi: “Vajza ime është pesë vjeçe. Shumë urime për princeshën time të bukur”.

Foto: Screenshot/Instagram

“Është bukur të shoh vajzën time duke ur ritur, por më bën të mërzitem kur shoh që fëmija im nuk është më i vogël”.

Festa u mbajt në ambientet e brendshme të American Dream në New Jersey dhe përfshinte ëmbëlsira të ndryshme.

Foto: Screenshot/Instagram

Kulture kishte veshur një fustan rozë e po ashtu dhe një palë sandale të ngjashme.

Offset është gjithashtu baba i djemve Jordan Cephus, 13 vjeç, dhe Kody Cephus, 8 vjeç, dhe vajzës Kalea Marie Cephus, 8 vjeçe nga marrëdhëniet e mëparshme. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram