Site icon Telegrafi

Cardi B dhe Meek Mill në studio për projektin e ri

Cardi B dhe Meek Mill kanë bashkuar forcat e tyre.

TMZ raporton se Cardi B dhe ish i dashuri i Nicki Minaj kanë regjistruar një këngë të re.

Ata që e dëgjuan këngën pohojnë se kënga do të jenë një hit i madh, e është e pa qartë se kur do të lansohet ky projekt

Meek po punon në albumin e ri, kurse Cardi bëri të ditura planet për prjoekt individual. Nuk është befasi bashkëpunimi i dy artistëve që janë pjesë e Atlantic Records.

Vetëm një javë më parë ata u fotografuan në një prej ceremonive muzikore në Neë York.

Cardi dihet se ka një konflikt me Nicki Minaj me të cilën u përfshi në një përleshje dhe kësaj të fundit nuk do t’i vijë mirë bashkëpunimi i armikes së saj me ish të dashurin. /Telegrafi/

Exit mobile version