Telegrafi

Cardi B dhe Bruno Mars me bashkëpunim të ri

Cardi B dhe Bruno Mars kanë si duket një tjetër hit gati.

Pas hitit të tyre të madh, “Finesse”, Cardi duket se do të realizojë tjetër bashkëpunim me Bruno Mars.

Kënga do të ketë edhe një tjetër yll të madh të përfshirë dhe pritet të publikohet më 25 janar.

Por, kënga mund të shtyhet për lansim më tutje për shkak të agjendave të reperes.

Cardi ka përvojë të mirë me Bruno Marsin madje ishte afër që t’i bashkohej në turne.

Megjithatë, ajo nuk arriti ta bëj këtë për shkak të lindjes së vajzës Kulture dhe vlerësoi se familja është prioritet për të. /Telegrafi/