Ne e dinim se seria e re e Cardi B në Facebook do të sillte shumë të qeshura, por nuk po prisnim lot.
Në episodin e 21 janarit të “Cardi Tries” (Cardi provon), në të cilën reperja fillon përvoja të reja jashtë aftësive të saj të zakonshme, Cardi mëson artin e krijimit të një paruke dhe i dhuron produktin e saj përfundimtar një fanse të re që ka kancer.
Reperes i bashkohet shoqja e saj Kway dhe stilisti dhe prodhuesi i parukeve Tokyo Stylez në ‘Giovanni & Son Human Hair’, ku grupi merret me gjithë procesin – nga larja deri te endja e copave të flokëve së bashku.
Pas përfundimit, të cilën Cardi pranon se është shumë më e vështirë se sa duket, teksa tregon se një fanse e saj do ta marr parukën.
“Parukat janë të shtrenjta”, tha ajo. “Unë jam me të vërtetë e lumtur që paruka që bëra sot do të dhurohet. Shpresoj që t’i shkojë dikujt shumë të veçantë”.
Creating the perfect wig is an art in itself! Dive into the process of creating wigs together with Cardi!
Posted by Cardi B on Tuesday, January 12, 2021
Në fund të episodit, 11-vjeçarja Khloe heq kutinë e dhuratës dhe reagimi i saj i habitur është absolutisht i adhurueshëm. Sapo ajo kapërcen tronditjen e marrjes së një dhurate nga Cardi, Khloe provon parukën e saj të re. /Telegrafi/