Rep-artistja me famë botërore, Cardi B, njihet për paraqitjet e saj atraktive nëpër shfaqje të ndryshme.
Reperja së fundmi ka anuluar koncertin e saj në Baltimore për shkak të disa problemeve shëndetësore. Ajo ka përjetuar disa ndërlikime për shkak të ndërhyrjeve kirurgjike që ka bërë në të pasme dhe gjoks.
Sipas TMZ, mjekët e kanë këshilluar që të qëndrojë në shtëpi, pasi trupi ka nevojë të pushojë dhe për këtë ajo edhe ka anuluar koncertet.
Cardi B para një jave i kishte zmadhuar të pasmet, gjersa e ka quajtur këtë një proces mjaft të dhimbshëm. Këngëtarja e hitit “Bodak Yellow” është shprehur se dhimbja për të zmadhuar të pasmet është e ngjashme me atë të lindjes.
Ndryshe, reperja në korrik të vitit 2018 është bërë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë vajzën e quajtur Culture. /Telegrafi/