Telegrafi

Cardi B, Anita dhe Myke Towers sjellin në treg projektin “Me Gusta”

Anitta, Cardi B dhe Myke Towers (Foto: Instagram)

Tregu muzikor ndërkombëtar çdo ditë e më shumë janë duke iu shtuar projekte nga më të ndryshmet.

Ani pse koncertet e ndryshme për këngëtarët janë të ndaluara për shkak të pandemisë coronavirus, puna në studio nuk ka të ndalur.

Kështu, gjatë ditës së sotme (e premte), Cardi B, Anita dhe Myke Towes kanë lansuar këngën e tyre më të re.

“Me Gusta” titullohet prodhimtaria e tyre, ndërsa për vizualitetin e klipit ku shfaqen plot stil është përkujdesur Daniel Russel.

Kësaj radhe ka qenë një përzierje e dy rep-artistëve dhe këngëtares spanjolle, ku edhe teksti në përgjithësi ishte i realizuar në po të njëjtën gjuhë.

E publikuar para disa orësh, “Me Gusta” menjëherë ka arritur të grumbullojë mijëra klikime në platformën “YouTube”. /Telegrafi/