Telegrafi

Carvajal i jep epërsinë Realit ndaj Getafes, shënon gol të bukur me kokë

Dani Carvajal (Foto: Getty Images)

Real Madridi ka kaluar në epërsi ndaj Getafes me rezultat 1-0 në ndeshjen e parë në La Liga për sezonin 2018/19.

Goli erdhi nga Daniel Carvajal në minutën e 19-të.

Spanjolli shënoi gol të bukur me kokë pas një topi të kthyer nga portieri kundërshtar.

Ai që e fillo aksionin duke krosuar në zonë te Karim Benzema ishte Gareth Bale, një tregues se uellsini ka marrë frenat e sulmit pas largimit të Cristiano Ronaldos. /Telegrafi/