Telegrafi

Cara Delevingne shfaqet në formë të mirë një muaj pas paraqitjeve shqetësuese në publik

Cara Delevingne është shfaqur në formë të mirë këto ditë pas një sërë paraqitjesh shqetësuese publike.

Supermodelja e lindur në Londër, 30 vjeçe, mori pjesë në Fremantle Photocall si pjesë e MIPCOM 2022 në Kanë të hënën mbrëma, ku ajo mahnitinjë ansambël elegant dhe sjellje të prerë.

Për mbrëmjen, Delevingne kishte veshur një fustan të shkurtër të zi, të cilin e kombinoi me një gjerdan të thjeshtë ari.

Cara Delevingne (Foto: Getty Images)

Flokët ngjyrë karamel të aktores së “Only Murders in the Building” ishin stiluar me kaçurrela që i vinin poshtë shpatullave, ndërsa zgjodhi një grim po ashtu të lehtë.

Kjo shënon daljen e dytë publike të Delevingne që nga shqetësimi për shëndetin dhe mirëqenien e saj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Cara Delevingne

Në fund të muajit të kaluar, engjëlli i “Victoria’s Secret” mori vëmendje me dukjen për një event të Javës së Modës në Paris.

Cara Delevingne (Foto: Getty Images)

Rreth një muaj më parë, Cara u fotografua në gjendje të rënduar dhe duke bërë sjellje të çuditshme në aeroport.

E njëjta po ashtu u shfaq më parë në një veturë duke konsumuar cigare e me mavijosje në trup.

Cara Delevingne (Foto: Splash News)

Pas kësaj, biondja duket se pati një ndihmë nga miqtë dhe familjarët. /Telegrafi/