Site icon Telegrafi

Cara Delevingne mahnitë me stilin e saj në Londër (Foto)

Tepihu i kuq është kthyer në ngjyrë rozë, për premierën europiane të Suicide Squad në kryeqytetin britanez mbrëmë.

Por Cara Delevingne i ktheu në të verdha ngjyrat me veshjen e saj, duke u shfaqur si një befasi për publikun. Cara bashkë me Jared Leto, Will Smith dhe Margot Robbie u bashkuan për të festuar publikimin e filmit me superheronjë.

Ajo dukej e mrekullueshme duke shfaqur shaminë e saj të zezë, me çizmet e saj të lëkurës përmbi gjunjë. Modelja e njohur kishte veshur një fustan të verdhë në stil të kimonit, për të treguar stilin e saj gotik./Telegrafi/

Exit mobile version