“Nuk do të punojë më në fushën e modës, pasi kam kaluar psoriazë dhe gjithë ato probleme të tjera. Modelingu më bëri të ndihesha thjesht më bosh pas një farë kohe. Nuk më rriti fare si qenie njerëzore. Dhe harrova sa e re isha…u ndjeva kaq e vjetër.”
Delevingne, tani 23 vjeç, ka gjashtë vjet që punon si modele por nuk ka shumë gjëra të mira për të thënë për industrinë e modës. Stresi I skajshëm I punës I shkaktoi psoriazë, një gjendje kronike e lëkurës, që e detyroi të ndihej më e izoluar në këtë industri. “Njerëzit vinin dorashka dhe nuk donin të më preknin sepse mendonin mos ishte, si lebra, apo diçka e tillë”, ka thënë ajo për gjendjen e këtyre kohëve.
Dhe shton: “Isha gjithë kohës e ngarkuar. Thjesht në buzë të greminës, në mënyrë konstante. Është gjithashtu edhe gjendje mendore sepse ti urren veten, urren trupin tënd dhe pamjen dhe gjërat bëhen keq e më keq.”
Delevingne, që është quajtur nga media dhe Hollywoodi feminist, ka thënë që i janë pështirosur pozat provokuese që ajo dhe modele të tjera shumë të reja në moshë ishin shpesh të detyruara të bënin në industrinë e modës, shkruan revista class. “Është e papranueshme dhe e neveritshme. Ato janë vajza të vogla. Ti fillon kur je shumë e re dhe i nënshtrohesh…nuk është gjë e mirë.”
Ajo ka treguar për periudhën kur ishte shumë e re dhe mamaja e saj merrte heroinë. Lajmi u përhap në media dhe ajo nuk kishte më jetë private.
Kjo përgjigje ndaj kërkesave të modës, nuk vinte kurrë kaq hapur nga një person që ka jetuar brenda kësaj bote. /Telegrafi/