Ajo u shfaq në një gjendje jo të mirë këtë javë kur u fotografua në veturën e saj të parkuar në Hollywoodin perëndimor duke marrë pika të një lëngu të panjohur nga një pipetë dhe duke pirë duhan në sediljen e shoferit.
Tani, një burim me bazë në Los Angeles ka thënë për DailyMail se pamja e lodhur dhe e çrregullt e Cara Delevingne erdhi pasi ajo kishte ‘kaluar disa ditë’ duke festuar në festivalin Burning Man në shkretëtirën e Nevadës, ku “nuk kishte pirë shumë dhe nuk kishte ngrënë”. Nuk kishte ende kohë madje as për të bërë dush.
Në fotografitë e siguruara nga DailyMail, Cara – e cila ka ngjallur shqetësime me miqtë e saj javët e fundit – shihet me një objekt të gjatë të rrumbullakët, që i ngjante një pilule, në gojë teksa fërkonte fytyrën dhe frynte hundën disa herë.
Duke folur për pamjen e çrregullt të Caras, një burim i tha DailyMail se Cara dukej më keq se zakonisht, sepse nuk ishte rikuperuar ende nga qëndrimi i saj në festival.
Burimi tha: “Ajo sapo kishte kaluar ditë në shkretëtirë – duke mos ngrënë aq shumë dhe dukej e shpifur sepse nuk kishte pasur ende kohë për të pastruar”.
Miqtë e saj janë të shqetësuar për të në përgjithësi pas një sjelljeje të çrregullt, por ajo ka një grup të mirë rreth saj. Me të në festival ishte edhe motra e saj Poppi.
“Burning Man nuk është i mbushur me furgona me burger si festivalet e tjera. Ju grumbulloni gjithçka që ju nevojitet në një çantë dhe kjo është ajo me të cilën duhet të jetoni ndërsa jeni atje. Gjithçka funksionon në një sistem shkëmbimi”.
Festivali njëjavor, i mbajtur në Black Rock Desert që nga fillimi i viteve 1990, ka qenë prej kohësh një traditë e frekuentuar nga individë me shpirt të lirë që kërkojnë të lirohen dhe të zhyten në atmosferën e tij karakteristike psikedelike.
Asnjë ushqim, pije apo mall tjetër nuk shitet në festival, i cili filloi të dielën dhe vazhdon deri të hënën, pasi argëtuesit paketojnë veturat plot me furnizimet e tyre për t’i marrë me vete.
Në festival ka tualete komunale, por nuk ka vend për dush për frekuentuesit, pasi këtë vit afro 80,000 argëtues u mblodhën në vendin e improvizuar për të shënuar rikthimin e ngjarjes për herë të parë që nga pandemia COVID-19.
Ahengu i Caras në fundjavë në festival vjen pasi miqtë dhe fansat e saj thuhet se janë shqetësuar për shëndetin e saj mendor javët e fundit pas një sërë incidentesh publike.
Ajo ishte fotografuar duke u dukur më e shëndetshme teksa festonte ditëlindjen e saj të 30-të në Ibiza me Sienna Miller, Margot Robbie, motrën e saj Poppy dhe Lady Mary Charteris.
Megjithatë, në imazhet e reja, të shkrepura kur u kthye nga Burning Man, Cara dukej e turbulluar dhe e lodhur ndërsa u ul në sediljen e shoferit të makinës së saj dhe kaloi duart mbi fytyrën e saj dhe pinte një cigare.
Ajo kishte veshur pantallona të shkurtra që shfaqnin këmbët e saj të mavijosura, një bluzë ngjyrë vjollce të markës “Jimi Hendrix” dhe atlete, teksa ishte e tëra pa makijazh në fytyrë.
Cara u pa duke ndërruar rrobat e saj brenda veturës së saj të tipit “Audi” përpara se të ndalonte në një dyqan seksi dhe të shfletonte për rreth 30 minuta në “Melrose Ave” të mërkurën pasdite.
Muajin e kaluar ajo festoi ditëlindjen e 30-të dhe e kaloi ditën me miqtë e listës A – duke përfshirë Sienna Miller dhe Margot Robbie – në një udhëtim me jaht në Formentera të Spanjës.
Ndërsa miqtë e saj thuhet se janë shqetësuar për shëndetin mendor të Caras, ajo bëri bujë dhe nxiti diskutime në internet për sjelljen e saj të çuditshme në Billboard Music Awards 2022 në Las Vegas në maj.
Videot e modeles u bënë virale pasi ajo në një moment shkoi dhe kapi bishtin e fustanit të reperes Megan Thee Stallion dhe e lëvizi disa herë në ajër kur ajo po pozonte në tapetin e kuq.
Kjo dukej si një përpjekje të dukshme për të ndihmuar Meganin të bënte një fotografi më dramatike.
Ndërsa Megan dukej se po e linte momentin e gëzueshëm të fundosej, Cara mund të shihej duke u përkulur drejt saj dhe duke nxjerrë gjuhën e saj – ndërsa reperja e injoroi.
Ndërkohë disa muaj më parë, Cara u xhirua në festën e Bilt Rewards x Wells Fargo Private Launch Event në New York City.
Ajo u pa duke kapur një shishe “Della Vite Prosecco” teksa kërcente dhe shoqërohej me kryebashkiakun e New Yorkut, Eric Adams dhe A$AP Rocky, mes yjeve të tjerë.
Fotografitë e yllit të “Suicide Squad” u bënë virale pasi ajo u pa duke tërhequr një sërë shprehjesh të animuara të fytyrës gjatë natës – gjë që bëri sërish njerëzit të shqetësohen për ngjendjen mendore të saj. /Telegrafi/