Site icon Telegrafi

Cara Delevingne dhe kritikat e saj për industrinë e modës

“Unë jam ndier pak e zbrazët. Industria e modës është e gjitha e fokusuar në atë se si dukesh nga jashtë, dhe me kaq mbaron. Nuk ka kërkime, thjesht vetëm ka krijime të gjërave të bukura”, ka theksuar modelistja angleze, fytyrë e disa prej brendeve më prestigjioze të modës në botë.

Gjithashtu Cara Delevingne ka zbuluar se sa të ashpra mund të jenë standardet e peshës në industrinë e modës.

“Është e trishtueshme të jetoj në një botë kur mund të marr një telefonatë prej dikujt që më thotë: “Dikush thotë që ke dalë mbrëmjeve shumë dhe që je dukur disi dhe që duhet të humbasësh peshë”.

Kjo më ka shqetësuar shumë. “Nëse nuk doni të më angazhoni, mos më angazhoni”.
 

Exit mobile version