Cara Delevingne ka bërë një transformim shokues.
Aktorja ka qethur flokët pasi do të luajë rolin e një vajze adoleshente që po vdes.
Britanikja 24-vjeçare, e cila kohët e fundit ktheu vëmendjen nga modelimi tek aktrimi, do të luajë përkrah Jaden Smith në filmin ‘Life In A YEAR’.
Për t’iu përshatur tërësisht rolit të saj aktorja duhet të sakrifikonte flokët e saj të mrekullueshëm. Delevingne është fotografuar ditën e hënë në Toronto duke xhiruar dramën emocionuese por romantike me yllin Jaden. /Telegrafi/