Telegrafi

Cara Delevigne ka 23.2 milionë euro në bankë, shpenzon në rezidenca luksoze dhe udhëtime

Cara Delevingne (Foto: Phillip Faraone/Getty Images/Guliver)

Supermodelja amerikane, Cara Delevingne, ka grumbulluar miliona euro deri më tani për shkak të dukjes së mrekullueshme të saj.

Deri më tani, ajo ka afro 20.7 milionë funte (23.2 milionë euro) në bankë, shkruan The Sun.

Ajo ka bërë 21.5 milionë funte në vitin 2018, duke u shndërruar në njërën nga modelet më të pasuara në Britaninë e Madhe.

(Foto: The Sun)

27-vjeçarja në po të njëjtin vit kishte kaluar me pasuri dy rivalet e saj, Kate Moss dhe Rosie Huntington-Whiteley.

Ajo pothuajse i kishte dyfishuar të ardhurat në vitin 2018, pasi bleu një shtëpi në vlerë prej 12.46 milionë funte.

Po ashtu në vitin 2017, ajo kishte blerë rezidencën e Jared Letos në Hollywood, vlera e të cilës është 1.5 milion funte. Që nga atëherë, Cara ka shpenzuar mijëra funte në renovimin e dhomave të gjumit të bashku me motrën e saj, Poppy.

(Foto: The Sun)

Por, modelja nuk e lë me kaq, ajo ka edhe një shtëpi luksoze në perëndim të Londrës, me dekorime ekstravagante.

Nëse nuk është në njërën prej ambienteve të saj luksoze, ajo ka dëshirë që të udhëtojë, ndërsa në njërin prej tyre ajo shpenzoi 100 mijë funte.

(Foto: The Sun)

Ndonëse ka miliona dhe rezidenca luksoze, Cara më parë kishte thënë se të gjitha këto nuk të bëjnë të lumtur. /Telegrafi/