Një ushtar i Koresë së Veriut i veshur me një kostum me ngjyrë të kaltër të puthitur për trupi është bërë hit në rrjetet sociale, e shumë përdorues të rrjeteve sociale e kanë krahasuar atë me karakterin fiktiv të super-heroit “Captain America”.
Ai ishte së bashku me 30 ushtarë tjerë që pozuan në fotografi me liderin e këtij vendi Kim Jong-un, gjatë paradës ushtarake dhe reklamimit të arsenalit në Pyongyang, transmeton Telegrafi.
Shumica e ushtarëve ishin veshur me rroba ushtarake me ngjyrë të gjelbër, por vetëm dy kishin ngjyrë tjetër – njëri në uniformën e marinës me ngjyrë të kaltër dhe tjetri nga njësia e zhytësve.
Përdoruesve të rrjeteve sociale u mjaftoi kjo që të fillojnë talljet në llogari të këtij ushtari i cili sipas tyre vodhi shoun – duke e lënë në hije liderin suprem.
Mediat verikoreane nuk kanë arritur ta identifikojnë burrin, por ekspertët besojnë se ai nuk është zhytës por nga njësia e parashutistëve. /Telegrafi/
During an exhibition of weapons system, a North Korean soldier went viral on social media for his outfit.
Social media users joked about his appearance and called him ‘North Korea’s Captain America’ pic.twitter.com/hoAhEWIM4H
— Hindustan Times (@htTweets) October 13, 2021