Capitol Mall kujdeset për klientët e tij në çdo mënyrë të mundshme. Vetë qëllimi më i madh për këtë qendër është që çdo vizitor të ndihet i sigurtë dhe i rehatshëm. Secili aspekt i kënaqësisë së vizitorëve plotësohet dhe shpërblehet rregullisht.
Çdo ditë njerëzit kanë gjithnjë e më shumë obligime. Capitol Mall beson se jeta e përditshme mund të jetë më e bukur duke krijuar një atmosferë e cila me zbavitje dhe gjëra unike e plotësojnë kënaqësinë e përvojës së shoppingut. Dizajni ideal dhe oferta e llojllojshme krijojnë një ambient më të ngrohtë në të cilin çdokush mund të plotësojë shijen e tij dhe prandaj Capitol Mall është një vend ku e gjithë familja mund t’u lëshohet lojërave, shoppingut dhe argëtimit. Këtë muaj ajo bëhet edhe më zbavitëse për shkak të fillimit të Programit të klientëve besnikë të Capitol Mall.
Programi i lojalitetit fillon nga data 18 tetor dhe vazhdon deri më datën 18.11.2017 me ç’rast me një faturë prej mbi 2.000 denarësh në cilindo dyqan në Capitol Mall secili do të ketë gjasën të jetë njëri nga pjesëmarrësit e lumtur që do të fitojnë dhurata në Capitol Mall. Përjashtim në realizimin e programit janë faturat fiskale të supermarketit, faturat e paguara të shërbimeve të telekomunikacionit dhe faturat e paguara të shërbimeve komunale brenda qendrës Capitol Mall.
Derisa zgjat Programi i lojalitetit, Capital Mall do të mbetet në rrugën e qëllimit të tij dhe do të organizojë aktivitete zbavitëse dhe surpriza për secilin vizitor për të përmbushur çdo ditë me argëtim dhe kënaqësi.