Telegrafi

Capital T paralajmëron projektin e ri muzikor: Këtu ke punë me njësha

Capital T (Foto: Instagram/truekapo)

Ai është ndër rep-artistët shqiptar më të kërkuar sa i përket mbrëmjeve muzikore.

Bëhet fjalë për Trim Ademi, i njohur ndryshe si Capital T, emër ky mjaft i lakuar në estradën shqiptare.

Reperi është mjaft aktiv në prurjet e reja muzikore, ndërsa para disa ditësh ka lansuar pjesën e parë nga albumi “Skulpturë”.

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, Capital T ka paralajmëruar projektin e ri muzikor, që do të realizohet me videoklip.

“Këtu ke punë me njësha”, ka shkruar ai në përshkrim.

Theksojmë se “Braziliane” mban titullin kënga e tij e fundit, që solli një energji verore tek fansat e tij. /Telegrafi/