Fabio Capello, i cili ka drejtuar dy herë Real Madridin, mendon se Karim Benzema aktivizohet gjithnjë që nga minuta e parë nga Zidane për faktin e thjeshtë se ai është i përkëdheluri i Florentino Perez.
Sipas tij nga fillimi meriton të luajë Morata.
“Të jesh i detyruar që të bësh një zgjedhje mes Benzema e Moratas është një dilemë që çdo trajner e dëshiron ta këtë. Mendoj se Zidane e ka gjetur zgjidhjen”.
“E nis ndeshjen me Benzema për të kënaqur presidentin Perez pasi francezi është i përkëdheluri i tij. Më pas ai aktivizon Moratan që vendos fatin e ndeshjeve”, tha Capello për “Fox Sports Italia”.
Karim Benzema ka shënuar 4 gola në 12 ndeshje ku është aktivizuar, 9 nga të cilat i ka nisur që nga minuta e parë.